Racizmi/ Qeveria bullgare shkëput bashkëpunimin me Federatën dhe kërkon largimin e presidentit

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë, është përfshirë nga një skandal i madh duke qenë se racizmi në stadium, ka bërë që të ndërpritet ndeshja dy herë. Tifozeria vendase, është kthyer në një tifozeri shumë problematike duke bërë gjatë gjithë kohës “BUU”-në e famshme që simbolizon majmunët.

Ndërkohë, në lidhje me këtë sjellje ka reaguar qeveria bullgare. Kryeministri Bojko Borisov i ka kërkuar presidentit të federatës bullgare të futbollit që të largohet nga drejtimi i Federatës. Ai e ka akuzuar në lidhje me situatën e krijuar, duke shtuar se ishte papërgjegjshmëri nga ana e tij.

Ndërkohë, nga ana tjetër ka reaguar edhe ministria e sporteve në Bullgari. Ministri Krasen Kralev u shpreh se ministria do të ndërpresë çdo bashkëpunim me Federatën e futbollit deri në momentin që presidenti Borislav Mihajlov të largohet. “Nga sot, Ministria e Sporteve ndërpret çdo bashkëpunim përfshirë edhe anë financiar me Federatën e Futbollit, deri sa presidenti Borislav Mihajlov të largohet, u shpreh ministri Kralev. /Erjon Allaraj-VipSport.al/