Probleme për Strakoshën, gardiani shqiptar në dyshim për ndeshjen e Europa League

Duket se nuk ka kaluar pa pasoja ndeshja e fundit në kampionat ndaj Atalantës për portierin e Lacios Tomas Strakosha. Gardiani shqiptar ka pasur probleme me bërrylin dhe ka zhvilluar një vizitë mjekësore për të kontrolluar gjendjen e tij.

Ditën e sotme do të ketë përsëri kontrolle më të detajuara për Strakoshën, i cili është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Europës, ditën e enjte ndaj Sëlltikut, dhe vendimi për të qenë në fusha nga minuta e parë apo jo do të merret në orët e fundit.

Strakosha ka qenë një titullar i padiskutueshëm në ndeshjet e deritanishme të Serisë A dhe mungesa e tij do të ishte një telash i madh për klubin kryeqytetas. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories