Prezantohet Pioli: Interist? Po flasim për asgjë, jam këtu për të çuar skuadrën në Champions

Stefano Pioli u zyrtarizua sot në mëngjes si trajneri i ri i Milanit dhe kritikat për të kanë qenë të shumta. Tekniku italian, ka një të kaluar që nuk u pëlqen aspak tifozëve të Milanit duke qenë se përveç se ka drejtuar Interin, ka qenë edhe një tifoz i skuadrës zikaltër dhe këtë e ka pranuar vetë trajneri. Sakaq gjatë prezantimit të tij, Pioli ka folur edhe në lidhje me këtë të shkuar he e ka konsideruar… asgjë.

“A je interist? Po flasim për asgjë. E shkuara është e shkuar dhe jam një burrë, një profesionist me dëshirën për të bërë mirë. Gjykimet le të bëhen në fushë, jo se çfarë kam qenë fëmijë.

Kritikat? Nuk kam rrjete sociale dhe nëse shihni ndonjë profil, nuk është profili im. Preferoj që kritikat të më thuhen në sy. Do të luftojmë së bashku për ët arritur objektivat që ka Milanit, ka vështirësi por gjithçka mund të arrihet me intensitet dhe kualitet. Do të punojmë fort për të kthyer Milanin në Champions League”, tha Pioli. /Erjon Allaraj-VipSport.al/