

Lorenc Trashi debutoi mbrëmë me fanellën e Shqipërisë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një supergol për kuqezinjtë. Në minutën e 40, ai provoi nga distanca duke e ndalur topin në rrjetë ndërkohë që ishte përzgjedhur nga UEFA edhe si futbollisti që duhej t’i nënshtrohej testeve anti-doping.
Ndërkohë, në përfundim të testeve dha edhe një intervistë për “Supersport”, aty ku u shpreh se ka marrë urime nga të gjithë, teksa ka zbuluar edhe telefonatën me presidentin e Partizanit. Trashi tregon se ka marrë një premtim nga Gazment Demi, që nëse shënon gol do të shpërblehet.
“Fola me presidentin Demi dhe i thashë që do të luaja. Më këshilloi të luaja pa emocion, të jepja më të mirën time dhe të isha i qetë. Ai tha që duhet përqendrim dhe më premtoi se nëse do të shënoja gol, do të më jepte një shpërblim të mirë kur të kthehem në Tiranë”, u shpreh Trashi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Nga kuqezi në kuqeblu, edhe Shpëtim Gjika dorëzohet: Vllaznia kampion!
Nga sot duket se Vllaznia ka.
Sfidë e re për mesfushorin kuqezi, “luftëtari” prezantohet te skuadra e re
“Një luftëtar i ri”. Kështu e.
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Leave a Comment