Premio për suksesin ndaj Partizanit dhe supermasa nga klubi shkodran

Vllaznia është grumbulluar prej ditës së djeshme për sfidën me Partizanin të cilën e luan sot në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Shkodranët e shohin këtë sfidë si mjaft delikate, por edhe me rivalitet me të kuqtë.

Klubi ka marrë masa, e madje edhe më të përforcuara se në sfidën e javës së tretë me Tiranën, ku sërish ndodhën incidente në “Loro Boriçi” që i kushtuan jo pak klubit shkodran.

Pritet që në rast fitoreje të ketë edhe premio nga Suad Lici, administratori që njihet edhe si biznesmen në qytetin  Shkodrës.

Ndërkohë, klubi në bashkëpunim me policinë private, apo dhe forcat e rendit kanë marrë një plan masash, në mënyrë që sfida të shkojë më së miri në Shkodër.

E.S./Vipsport.al/