Premier League/ Liverpuli nuk njeh “blof”, fitore in extremis për të kuqtë (VIDEO)

Ekipi i Liverpulit ka vuajtur jo pak në ndeshjen e sotme të Premier League. Të kuqve iu hapi shumë përballja në shtëpi ndaj Leisterit, megjithatë në fund ia dolën të fitonin me rezultatin 2-1. Kryesuesit e kampionatit gjetën rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 40 falë sulmuesit Sadio Mane.

Por, në fraksionin e dytë të lojës, të besuarit e trajnerit Jurgen Klop dështuan të dyfishonin rezultatin dhe në këtë formë takimi mbeti i hapur. Kështu, në minutën e 80, miqtë përfituan dhe vendosën ekuilibrat e takimit me realizimin e Medison. Në minutat e mbetura, Liverpuli u hodh i gjithi në kërkim të golit duke mos dhënë asnjë shenjë dorëzimi.

Sulmet i shpërblyen vetëm në minutat shtesë, teksa falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Milner, të kuqtë morën fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të kampionatit duke ruajtur ecurinë perfekte në kampionat. Ndërkaq, sa i përket ndeshjeve të tjera, Aston Vila triumfoi në transfertë ndaj Noruiç me rezultatin 1-5.

Rezultatet e Premier League:

Brajton-Totenhem 3-0

Bërnlej- Everton 1-0

Liverpul- Leister 2-1

Noruiç- Aston Vila 1-5