Premier League/ Çelsi koleksion fitoren e tretë radhazi, Totenhemi ndalet në shtëpi (VIDEO)

Çelsi ia ka dalë të marrë fitoren e tretë radhazi teksa ka mposhtur minimalisht në shtëpi skuadrën e Njukasëll. Londinezët iu falën një goli të mbrojtësit Markos Alonso në fraksionin e dytë të lojës. Miqtë iu hapën jo pak punë vendasve në Stamford Bridge, megjithatë në fund Çelsi mori tre pikët e dëshiruara.

Pas këtij suksesi, skuadra e drejtuar nga trajneri Frenk Lampard për momentin është ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit. Sakaq, ka ngecur në shtëpi Totenhemi i teknikut Mauricio Poçetino. Londinezët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Uatford. Një ndeshje e cila mund të përfundonte edhe më keq pasi ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh prej minutës së 6 falë golit të Dukure.

Duhej të vinte minuta e 86 që Totenhemi të shmangte humbjen, ndërsa barazuan me futbollistin Dele Ali. Ndërkohë, Leisteri mbetet në vendet e larta të klasifikimit, pikërisht në vendin  e dytë teksa edhe në ndeshjen e sotme triumfuan në shtëpi ndaj Bërnlejt me rezultatin 2-1.

Rezultatet:

Everton-Uest Hem 2-0

Aston Vila- Brajton 2-1

Bornemuth- Noruiç 0-0

Çelsi- Njukasëll 1-0

Leistër- Bërnlej 2-1

Totenhem- Uatford 1-1

Uolverhempton- Sauthhempton 1-1