Portieri që la Superioren për Pogradecin: Do jemi pretendentë, këtu si në shtëpi

Pogradeci ka qenë një nga ekipet që i ka dhënë tonin Kategorisë së Parë, e madje edhe duke pretenduar për më shumë. Skuadra pogradecare është një rast i rrallë në Kategorinë e Parë, por edhe në futbollin shqiptar, pasi është një ekip që ka 80-90 për qind të lojtarëve vendas.

Këtë verë ndodhën ndryshime në skuadrën e  Pogradecit dhe në krye të ekipit u rikthye mjeshtri pogradecar, Ardjan Abazaj që ka eksperiencë në drejtimin e disa ekipeve, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së trajningut e ka me “liqenorët”. Kostandino Dramolli është një nga afrimet që ka bërë skuadra e Pogradecit në verë si i huazuar nga radhët e  Bylisit.

Portieri që ka veshur edhe bluzën e Shpresave U-21, për “Vipsport”, ka pohuar: “Skuadra ka një grup të mirë lojtarësh, punohet shumë mirë dhe me metodika bashkëkohore. Jemi të kënaqur me kushtet që kemi këtu, që nga ushqimi, akomodimi apo dhe stërvitja. Ne duam që të pretendojmë, ndonëse e dimë edhe vetë se bëjmë pjesë në një grup të vështirë”, – tha Dramolli.

Korçari që ka qenë pjesë e Bylisit në tri sezonet e fundit, u huazua në Pogradec për më shumë eksperiencë. Në katër javët e deritanishme, ai ka pësuar katër gola. Pogradeci ka 4 pikë, por Dramolli është optimist: “javët e para nuk ja tregues për ekipet. Jam i bindur që deri në nëntor, Pogradeci do të jetë në 3-4 vendet e para dhe këtë e them më bindje”, – tha Dramolli, portieri i skuadrës së Pogradecit.

E.S./Vipsport.al/

 

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan