Portieri i Luftëtarit në Greqi mjekohet me lekët e veta, mungon edhe sulmuesi holandez

Luftëtari do të ketë dy mungesa nesër ndaj Bylisit. Gjirokastritët ndonëse kanë një organizim ndryshe vazhdojnë që të trashëgojnë “sëmundjen” me borxhet e së shkuarës. Kështu, portier Panajotis Paiteris që u dëmtua afro katër javë më parë do të mungojë edhe ndaj Bylisit.

Nga sa bëhet e ditur, dëmtimi në dorë është më i rëndë nga sa është menduar apo dhe ka deklaruar klubi dhe portieri duket se për vitin 2019 zor se mund të luajë më me dëmtimin e pësuar. Madje, ai është duke u mjekuar në Larisa me lekët e veta duke mos marrë asnjë mbështetje nga klubi.

Por, jo vetëm kaq, ndaj Bylisit do të mungojë edhe Angelmo Vyent, sulmuesi holandez. Ky i fundit nuk është ndier mirë në seancat e fundit.

E.S./Vipsport.al/