Po vuan prej vitesh në Kategorinë inferiore, shpëtimi i Dinamos mund të jetë një shoqëri italiane

Klubi i Dinamos prej vitesh po lëngon në Kategorinë e Parë, aty ku synimi çdo sezon është të ngjitet lart në elitë, por në fund të sezonit përfundon në mes të tabelës pa arritur të luftojë për t’u renditur në vendet e para.

Sakaq, ky sezon ka nisur shumë keq, me ekipin që ka pësuar tre humbje dhe nuk ka gjetur ende suksesin e parë. Nëse situata nuk ndryshon, atëherë klubi kthehet në pretendentin kryesor për të zbritur edhe një Kategori më poshtë.

Megjithatë, së fundmi përflitet se një prej klubeve më të titulluar shqiptar, mund t’i vijë ë ndihmë një shoqëri italiane, e cila do të investojë për ta çuar sërish emrin e Dinamos në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Për momentin, mungon konkretizimi i marrëveshjes, por në të ardhmen e afërt, mund të ketë të reja nga Dinamo. /Egi Çabeli-VipSport.al/