Po shkëlqen në Serinë A, Riberi: Në verë kisha ofertë nga një skuadër e Bundesligës dhe Premier League

Frenk Riberi e ka nisur më këmbë të mbar aventurën në Serinë A. Francezi ka shkëlqyer në këto javë të para me Fiorentinën, duke i bërë të gjithë në Firence të dashurohen me aftësitë e tij. Sulmuesi, madje u shpall edhe lojtari më i mirë i muajit shtator në kampionatin italian duke lënë pas lojtarë si Kristiano Ronaldo apo Romelu Lukaku.

Kështu, pavarësisht moshës 36-vjeçare, Riberi ka treguar dëshirë dhe se nëse është në formë mbetet një futbollist që bën diferencën. Sakaq, sulmuesi së fundmi ka zbuluar se përveç Fiorentinës, në verë pati edhe oferta të tjera, si ajo nga Eintraht Frankfurt apo edhe një skuadër e Premier League.

“ Më donte Eintrahti i Frankfurtit, por donim të më ofronin vetëm një kontratë njëvjeçare. Nuk ishte asnjëherë një opsion për mua, pasi edhe doja të ndryshoja për të mos qëndruar sërish në Bundesligë. Kishte edhe klube nga Premier League, por në fund zgjodha Fiorentinën”, u shpreh Riberi.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan