Po shkëlqen edhe me fanellën kuqezi, Broja luan me 23-vjeçarët e Çelsit

Armando Broja është një talent dhe për këtë nuk janë të ndërgjegjshëm vetëm tifozët shqiptarë që e kanë parë duke dhënë spektakël me fanellën kuqezi të përfaqësueseve U19 dhe U21. Djaloshi 18-vjeçar i ka bindur të gjithë te Çelsi duke djegur etapat shumë shpejt dhe duke kaluar tashmë gjithnjë e më shumë te ekipi i dytë i londinezëve.

Futbollisti normalisht aktivohet me ekipin U19 të Çelsit, grupmoshë të cilës i përket, por kohët e fundit, klubi ka vendosur që atij t;i japë eksperienca gjithnjë e më të rëndësishme, duke parë se është shumë më i zhvilluar për moshën që ka. Kështu, kohët e fundit ai ka qenë shpesh në stol me skuadrën U23 të Çelsit dhe ka filluar të gjejë minuta në fushën e lojës me kryesuesit e kampionatit anglez rë rezervave.

Një gjë e tillë ndodhi edhe sot, kur Broja u aktivizua në minutat e fundit të derbit të fituar me shifrat 3-1 ndaj Arsenalit. Ai u aktivizua në minutën e 83 të ndeshjes, në vend të autorit të dy golave, Braun, për të pasur disa minuta në fushë kundër lojtarëve që janë më të mëdhenj në moshë se ai, që të mësohet dhe të jetë gati në pritje të ndonjë ftese nga ekipi i parë i cili nën drejtimin  Frenk Lampard po kthen gjithnjë e më shumë sytë nga talentet e akademisë. /vipsport.al/