

Katër vite pezullim nga çdo funksion në botën e futbollit dhe skandalet e njëpasnjëshme që dolën në skenë që pas largimit të Mishel Platini nga UEFA, duket se nuk kanë bërë punën e vet. Francezi, të cilit nuk i ka pëlqyer mënyra se si e nxorën jashtë loje disa vite më parë kur dukej se do të bëhej mreti i futbollit botëror, është gati për hakmarrjen e tij.
Me mbarimin e dënimit të tij, tashmë Platini mund të kthehet përsëri në rangje drejtuese kombëtare e ndërkombëtare dhe duket se “Le Roi” ka vendosur që të nisë planin për hakmarrjen e tij. Kështu, “Sportweek” bën të ditur se ai po mendon që të ndërtojë përsëri grupin e njerëzve të tij besnikë për të synuar kthimin në fron.
Objektivi i tij nuk është përcaktuar ende, por duket se Platini nuk ka synim që të provojë të drejtojë më UEFA-n. Francezi ka dy objektiva në mendje. I pari është ai që të marrë drejtimin e Federatës Franceze, pasi mandati i presidentit aktual, Noel Le Graet, përfundon në vitin e ardhshëm. I dyti është të bëjë realitet ëndrrën e tij për të triumfuar në FIFA, ndonëse për këtë të fundit do t’i duhet të presë të paktën edhe 4 vite të tjera meqë Infantino sapo është rizgjedhur në kreun e saj. /vipsport.al/
more recommended stories
Skandal racizmi në Bundesligë, lojtarët quajnë “afgan m***” futbollistin e Gjermanisë
Union Berlin ka mundur sot me.
“Do zhvishem po fituam derbin”, aktorja italiane mban premtimin pas suksesit të Lacios
Ana Falki ka mbajtur premtimin që.
VIDEO / Derbi i Romës pa histori, Lacio dominon. Shqiptarët bëhen spektatorë
Lacio ka fituar në mënyrë të.
“Fito derbin, ke gati kontratën e re!”, propozim interesant për Inzagin
Derbi i kryeqytetit në Itali mes.
Leave a Comment