“PioliOut” kthehet në trendin e javës, në Itali e “kryqëzojnë” para emërimit

Forma e dobët që po kalon Milani këtë sezon, ka bërë që drejtuesit të shkarkojnë Marko Xhampaolon dhe vendin e tij, me shumë gjasa do të zërë trajneri Stefano Pioli. Ky i fundit, që në të kaluarën ka qenë trajner i Interit, nuk po pritet aspak mirë në milano dhe të shumtë janë tifozët që kërkojnë largimin e tij, ende pa u emëruar.

Në rrjetet sociale, komentet me hashtagun “#PioliOut” janë bërë tashmë një trend duke qenë se në “Twitter”, zënë vendin e parë për përdorimin më të shpeshtë. Kjo zbulon qartë se milanistët, janë shumë kundër emërimit të një trajneri që në të kaluarën shprehej: “Jam tifoz i Interit”.

Si për koincidencë, edhe Xhampaolo që u shkarkua ditën e djeshme ishte shprehur se ishte një tifoz i Interit por te Milani kishte shkuar për të bërë mirë dhe jo për të shkatërruar skuadrën, gjë e cila në fakt ishte duke ndodhur pasi në 7 javë, Milani njeh 4 humbje dhe 3 fitore. /Erjon Allaraj-VipSport.al/