Përfitoi nga situata dhe i preku gjoksin futbollistes, klubi e pezullon përgjithmonë nga stadiumet

Një ndeshje futbolli mes femrash mund t’i kushtojë rëndë një tifozi në stadium. Skuadra e Tigres dhe ajo e Hjuston zhvilluan një miqësore të shtunën e kaluar, në stadiumin e Monterrejit. Në fakt, ishte një atmosferë festive, siç edhe pritej në një takim miqësor.

Deri në përfundimin e ndeshjes, çdo gjë ishte në rregull. Por, pas ndeshjes, futbollistja e Hjuston, Sonia Huerta edhe pse ishte kundërshtare, ka shkuar të bëjë një foto me tifozerinë e rivalëve. Në këtë moment, një prej tifozëve në stadium ka përfituar nga situata për ta prekur në gjoks.

Një veprim aspak i pëlqyer, ndërsa klubi i Tigres reagoi duke kërkuar ndihmën e rrjetit social Twitter për të identifikuar autorin e gjestit të turpshëm, pasi tashmë fotoja ishte kthyer në virale. Ndërsa, siguruan identitetin e tifozit në stadium, klubi ka paraqitur një kërkesë, ku këtij fansi t’i ndalohet hyrja në stadium për gjithë jetën, në ndeshjet e femrave por edhe në takimet e të rinjve. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan