Përfaqësuesja U-21 / Ndeshja me Kosovën, Bushi e Kallaku synojnë fitoren

Në prag të ndeshjes me Kosovën U-21, trajneri Alban Bushi ka besim se skuadra e tij do të marrë fitoren këtë herë. Sipas Bushit, ai ekip që do të bëjë më të mirën dhe do të ketë përqendrimin e duhur gjatë gjithë takimit, do të marrë pikët e plota.

Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport, trajneri i U-21, Alban Bushi ka pohuar: “Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Mendoj që ai do të bëjë më pak gabime në përqendrim gjatë 95 minutave, ai do të jetë edhe fituesi i ndeshjes.

Ndërkohë, ka folur edhe një nga lojtarët e spikatur të Superiores sonë, që luan dhe mban shiritin e kapitenit te Teuta e Durrësit.

Bëhet fjalë për Sherif Kallakun, i cili ndër të tjera, ka theksuar se: “Mendoj se kemi zhvilluar lojëra të mira, por asnjëherë nuk kemi marrë rezultatin që ne duam apo dhe që kemi merituar. Kështu që besoj se në këtë ndeshje, skuadra jonë do të fitojë me patjetër”, – tha Kallaku që duket optimist në prag të ndeshjes me kosovarët.

E.S./Vipsport.al/