Pas Kukësit, edhe Skënderbeu ndryshon orarin e ndeshjes në shtëpi me Luftëtarin

Klubi i Skënderbeut ka vendosur të ndryshojë orarin e ndeshjes ndaj Luftëtarit ditën e shtunë. Takimi i korçarëve ishte parashikuar të niste në orën 14:00, megjithatë pas dakordësisë mes klubeve dhe Federatës, ndeshja do të startojë në orën 17:00.

Ky takim është i rëndësishëm për bardhekuqtë duke qenë se vijnë pas një humbje në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndaj përballë gjirokastriteve  kërkohet reagimi i të besuarve të trajnerit Ilir Daja, të cilët nga ana e tyre pavarësisht gabimeve ia kanë dalë të grumbullojnë pesë pikë në kampionat.

Sakaq, për Skënderbeun në këtë ndeshje nuk do të jetë në dispozicion Pollozhani i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa shpresohet në rikuperimin e Muzakës./Egi Çabeli-VipSport.al/