Pas disfatës me ekipin e Dermakut, klubi italian pret në stol një ish-interist

Starti i Xhenoas në këtë sezon të Serisë A lë shumë për të dëshiruar. Ekipi është në vendin e parafundit të renditjes dhe pas disfatës ndaj Parmës, skuadrës së mbrojtësit shqiptar Dermaku, drejtuesit e kuqebluve kanë vendosur të largojnë trajnerin Andreazoli.

Tashmë, klubi ka nevojë për një teknik të ri, i cili të mund të marrë maksimumin e lojtarëve dhe për t’i nxjerrë nga fundi i tabelës. Alternativat janë disa. Edhe pse i preferuari ishte Xhenaro Gatuzo, i cili e ka refuzuar stolin e Xhenovës si mundësi.

Ndërkohë, në orët e fundit ka fituar gjithnjë e më shumë kuotë emri i ish-futbollistit të Interit e të PSG, Tiago Mota. Ish-mesfushori duket se është gati të veshë kostumin e trajnerit të parë, teksa ka një eksperiencë me ekipin U 19 të PSG. Mbetet për t’u parë nëse në orët e në vazhdim do të arrihet marrëveshja, e cila do t’i hapte rrugën Motës në aventurën e re si trajner.