Pas 4 viteve me Dinamon, trajneri paraqet dorëheqjen në klub

Ecuria e Dinamos këtë fillim sezoni është nga më të vështirat, e madje blutë e kishin “paralajmëruar” një nisje të atillë. Kujtojmë që gjatë verës, nga radhët e Dinamos janë larguar thuajse një formacion i tërë, që kanë firmosur në ekipe të Superiores, por edhe jashtë vendit.

Këta lojtarë mbajtën peshën kryesore në edicionin e shkuar kur blutë ishin kandidatë për elitën duke rivalizuar deri pak afër fundit me Vllazninë.

Por, Igli Allmuça nuk e ka duruar dot më situatën, e aq më tepër edhe pas reagimit të tifozëve “Blue-Boys”, që kanë kërkuar, nga stafi, klubi dhe lojtarët që të reflektojnë sa më parë ose ndryshe të largohen.

Kujtojmë që Igli Allmuça ka katër sezone që është në krye të Dinamos dhe nën drejtimin e tij, blutë janë treguar një ekip mjaft solidë, Por, duket se në një situatë të tillë, ku çdo vit i duhet që të ndërtojë skuadër thuajse nga e para, Allmuça ka paraqitur largimin në klub, ndërsa varet nëse administratori Ismet Saliu do t’ia pranojë ose jo…! Por 1 pikë në 4 javë është shumë pak!

E.S./Vipsport.al/