Partizani përgatitet për transfertën e Shkodrës, të kuqve iu mungon mesfushori i penalizuar

Partizani vazhdon përgatitjet në kuadër të ndeshjes së javës së tetë të Kategorisë Superiore. Tekniku Franko Lerda, ende nuk e ka të plotë grupin në seancat stërvitore kjo për shkak të grumbullimit të disa lojtarëve për shkak të ndeshjeve me Kombëtaren.

Sakaq, kalendari i rezervon Partizanit këtë fundjavë transfertën e ‘Loro Boriçit’ me Shkodrën. Të kuqtë kanë nevojë t’iu rikthehen rezultateve pozitive pas barazimit në ndeshjen e fundit të kampionatit me Teutën.

Por, përveç dy pikëve të lëna në fushë me durrsakët, Partizani për ndeshjen me kuqeblutë ka humbur edhe shërbimet e mesfushorit Romero, i cili është ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk mund të jetë në dispozicion të teknikut italian, i cili duhet të mendojë për një tjetër alternativë në atë sektor të fushës.