Partizani me lojtarin e 12, ndaj Skënderbeut rikthehen tifozët në stadium

Kategoria Superiore do të luajë këtë mesjavë javën e fundit të fazës së parë. Partizani do të luajë në kryeqytet ndaj Skënderbeut. Të kuqtë vijnë pas një suksesi të rëndësishëm në transfertë përballë Vllaznisë dhe janë në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën, vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Teutës.

Pas nuk ngelen as korçarët, të cilët barazuan me Kukësin në shtëpi. Por, kampionët në fuqi do të kenë një armë më shumë ndaj bardhekuqve. Bëhet fjalë për tifozët të cilët rikthehen pranë skuadrës, pas dy javëve mungesë teksa u dënuan për ngjarjet e dhunës në derbin ndaj Tiranës.

Kështu, lojtarët e kuq në fushë do të jenë edhe më të motivuar për të marrë maksimumin dhe për të vazhduar mbrojtjen e titullit.

more recommended stories