Partizani i rikthehet stërvitjes, mungojnë lojtarët e kombëtareve

Partizani i është rikthyer stërvitjes ditën e sotme, pas pushimit që ka lënë trajneri Lerda dhe klubi fill pas takimit me Teutën të zhvilluar në “Selman Stërmasi” në fundjavën e shkuar.

Të kuqtë kanë pasur mungesa dhe vihet re se nuk kanë qenë nën urdhrat e trajnerit lera lojtarët që janë grumbulluar nga kombëtaret respektive, duke filluar që nga Alban Hoxha e Lorenc Trashi, për të vijuar me Esat Malën e Livio Maloajn apo dhe Brajan Braun.

Fill pas ndeshjeve me kombëtaret respektive, këta lojtarë do të jenë menjëherë nën urdhrat e stafit të kua për sfidën e radhës që do të luajë në Shkodër me Vllazninë.

Ndërkohë, që pjesa tjetër e lojtarëve kanë qenë të gjithë nën urdhrat e Lerdës dhe stafit të tij duke zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë.

E.S./Vipsport.al/