Partizani bën lëvizje në portë, afrohet “gardiani” i Kombëtares U-19

Gjendja e portierit të dytë, Aldo Teqja po shkon drejt përmirësimit, ndërsa i afruar gjatë verës që shkoi nga radhët e Skënderbeut, ai ishte vendosur të ishte zëvendësuesi i parë i kapitenit Alban Hoxha.

Të kuqtë, tashmë duhet që të afrojnë “gardianin” e skuadrës b për ndeshjet e radhës. Portieri i tretë i të kuqve është 18-vjeçari Livjo Malaj, i cili është edhe pjesëtar i Kombëtares U-19.

Deri në mësimin e fatit dhe gjendjes shëndetësore të 24-vjeçarit, i bie që Malaj të jetë portier i dytë dhe për të plotësuar boshllëkun mund të kërkohen përforcime nga të rinjtë apo ekipi B, ku portierët e talentuar te të kuqtë nuk mungojnë.

E.S./Vipsport.al/