Nuk pranohet humbja me Teutën, në Vlorë do të ketë “prerje kokash”

Rezultate e fundit të Flamurtarit dhe sidomos loja e skuadrës që nuk bind, duket e ka detyruar edhe administratorin e klubit vlonjat që të marrë masa. Sinan Idrizi ka takuar stafin dhe ka kërkuar që skuadra, në ndeshjen e radhës me Teutën të reagojnë, ndryshe do të ketë masa të ashpra.

I pari që do ta pësojë do të jetë trajneri Sadedini, pasi kohët e fundit është folur edhe për zëvendësuesin e tij, një emër i njohur si-ish-trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, i cili do të ketë në krah Edmond Liçajn, edhe ky një merr i njohur por që do të marrë rolin e drejtorit teknik në klubin vlonjat.

Mund të ketë edhe masa për lojtarët, të cilët duhet theksuar se në shtatë javë që janë zhvilluar deri më tani kanë grumbulluar vetëm 2 pikë…!

E.S./Vipsport.al/