Nuk lejohet kalimi në tokën shqiptare, Policia e Kosovës kthen Crvena Zvezdën në Serbi

Ashtu siç edhe pritej, Crvena Zvezda ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Kosovës për të zhvilluar ndeshjen e saj me skuadrën tjetër serbe, Trepça. Në kufirin e Jarinës, skuadra serbe është përballur me policinë e Kosovës, e cila i ka bërë bllokadë në kufi dhe nuk e ka lejuar ekipin serb të kalojë.

Autobusi i futbollistëve, ka qenë i shoqëruar edhe nga shumë tifozë të cilët nuk i kanë kursyer provokimet e tyre në kufi, duke e konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë, por njëkohësisht duke e marrë përgjigjen në mënyrën më të mirë nga policia, e cila i ka kthyer andej nga erdhën duke iu treguar se Kosova është tokë shqiptare dhe si e tillë, nuk lejohet të kalojnë.

Vetë Federata e Futbollit të Kosovës e kishte ndaluar skuadrën serbe të vinte në Kosovë dhe ka kërkuar nga policia të bëhet bllokimi në doganë, gjë e cila edhe ka ndodhur. Tashmë, Crvena Zvezda është kthyer pas në tokën serbe dhe është nisur në drejtim të Beogradit teksa edhe ndeshja, do të zhvillohet në tokën serbe. /Erjon Allaraj-VipSport.al/