Nuk ka merkato janari për Juventusin, Paratiçi premton: Kemi ekipin e plotë, Ronaldo nuk largohet!

Juventusi ishte ndër skuadrat më aktive në Europë gjatë merkatos së verës duke afruar futbollistë të shumtë, ndërkohë që duket se merkatoja e bardhezinjve ka përfunduar për këtë sezon. Diçka të tillë, e ka pranuar drejtori sportiv, Fabio Paratiçi në një prononcim gjatë “Scopigno Award” duke u shprehur se skuadra është e kompletuar.

Ai u ndal edhe te Ronaldo, për të cilin është i bindur se nuk largohet në fund të sezonit. Zërat e merkatos, e lidhin portugezin me skuadrën e Inter Majemit që ka president Dejvid Bekamin.

“Rakitiç? Jo, skuadra është e plotë dhe është ndër më të mirat në Europë. Jemi të lumtur me futbollistët tonë. në janar, skuadra nuk do të ndërhyjë në merkato.

Ronaldo? Absolutisht që nuk do të largohet. Është shumë i fokusuar në objektivat personalë dhe ato të klubit. Kemi një kontratë dhe jemi të lumtur që e kemi te Juventusi”, u shpreh Paratiçi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/