Nuk ka më dyshime për gjendjen shëndetësore, Aldo Teqja pritet të lërë spitalin

Pak ditë më parë, opinioni publik dhe futbolli në vend mori një tronditje të madhe duke qenë se portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja ra nga kati i gjashtë i pallatit ku ai jeton, por fatmirësisht arriti të mbijetonte dhe me urgjencë u dërgua në spitalin e Traumës.

Gjendja e portierit duket se është stabilizuar tashmë dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe klubi i Partizanit nëpërmjet një komunikate për shtyp. Së shpejti, pritet që Teqja të largohet nga spitali pasi gjendja e tij është drejt përmirësimit të plotë.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/