Nuk ka dëmtim serioz për sulmuesin, Bylisi sfidon i plotë Tiranën

Në ndeshjen e fundit, atë ndaj Luftëtarit në transfertë, skuadra e Bylisit u detyrua të zëvendësonte para kohe sulmuesin Guindo, për shkak të një dëmtimi. Madje, lojtari u shoqërua edhe në spitalin e qytetit për një kontroll më të detajuar.

Por, sulmuesi nuk ka asnjë problem serioz dhe të mërkurën në përballjen ndaj Tiranës do të jetë rregullisht në sulm nga minuta e parë për të udhëhequr ofensivën e mallakastriotëve.

Kështu, në Ballsh mund të qëndrojnë të qetë pasi grupi i lojtarëve do të jetë i plotë dhe në gatishmëri të trajnerit Veljko Dovedan, i cili pasi ia ka dalë të mposhtë Skënderbeun, Kukësin dhe të barazojë me Partizanin, do të kërkojë të ndalë edhe Tiranën. /Egi Çabeli-VipSport.al/