“Nuk e shes as për 500 milionë” Guardiola ‘blindon’ yllin e së ardhmes

Pep Guardiola ka filluar t’i rezervojë minuta të rëndësishme në këtë sezon talentit Fill Foden, teksa mesfushori u aktivizua edhe në Ligën e Kampionëve përballë Dinamo Zagreb duke shënuar një prej golave në triumfin 2-0.

Britaniku shihet si e ardhmja e Kombëtares, ndërsa ‘qytetarët’ e ruajnë si një thesar, të cilin e kanë kultivuar prej moshës 9-vjeçare kur lojtari shkeli në akademinë e tyre. Këtë e tregon edhe fraza e trajnerit spanjoll i cili shprehet se nuk e shet as për 500 milionë sterlina. 19-vjeçari shihet si pasuesi ideal i David Silvës në mesfushë, ndërsa ish-tekniku spanjoll pavarësisht moshës do t’i dorëzojë çelësat e këtij reparti për të ruajtur fantazinë e skuadrës.

Për Foden gjithnjë ka pasur interesime nga klube të ndryshme të cilat kërkonin ta huazonin. Një mënyrë efikase ndoshta për të marrë më tepër minuta, megjithatë, Guardiola nuk ka qenë i këtij mendimi.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan