Një vend në librin e “Guiness” për njeriun e asistit gjenial që vendosi fatin e Ligës së Kampioneve

Trent Aleksander-Arnold ka hyrë në historinë e Ligës së Kampioneve me paraqitjen e tij në turneun e vitit të kaluar, pos sidomos me atë goditje nga këndi mjeshtërore kundër Barcelonës, duke dhënë pasimin për Origin që çoi Liverpulin në finalet e turneut. Por nga sot, ai do të njihet edhe si mbrojtësi i rekordit të Librit “Guiness”.

Sot, atij i është dorëzuar certifikata zyrtare që e bën rekordmenin e ri të kampionatit anglez, pasi në sezonin e kaluar me fanellën e Liverpulit, ai ka qenë lojtari i cili ka vendosur rekord në Premier League me 12 të tilla në një edicion.

Ai kishte kaluar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Endi Hinçklif (1994-1995) dhe Leiton Beins (2010-2011), ata që ishin ndalur vetëm në shifrën 12 në kampionat. “Ky është një nder. Gjithmonë jam munduar që të shoh përpara dhe të ndihmoj ekipin të krijojë sa më shumë raste që të jetë e mundur. Pastaj është në dorën e shokëve të skuadrës të shënojnë, nuk do të ishte i mundur ky rekord pa ta”, tha futbollisti i krahut të djathtë i Liverpulit, i cili në të gjitha kompeticionet në edicionin  e kaluar arriti të dhuronte 16 asiste. /vipsport.al/