Ngjarja e rëndë e portierit të Partizanit trondit Skënderbeun: Të shokuar, ndodhemi pranë teje

Ngjarja e rëndë që i ka ndodhur sot portierit të Partizanit, Aldo Teqja, ka tronditu opinionin sportiv në Shqipëri. Futbollisti është rrëzuar nga kati i 6 në banesën e tij dhe është dërguar në spital ku është nën vëzhgimin e mjekëve, për fat jashtë rrezikut për jetën.

Një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur shumëkënd që e ka njohur nga afër djaloshin, i cili ka qene pjesë e përfaqësueseve të moshave deri me U21. Sigurisht, një lajm që ka lënë të shtangur edhe ata që e kanë pasur pjesë të klubit të tyre, duke filluar nga Skënderbeu, ku ai është aktivizuar në vitet e kaluara.

“Të shokuar nga raportimet e fundit mbi incidentin e ish-portierit bardhekuq Aldo Teqja! Ndodhemi pranë teje në këto momente të vështira! Shërim të shpejtë Aldo. Jemi me ty!”, shkruhej në një postim të korçarëve për gardianin i cili sezonin e kaluar ishte titullar në radhët e tyre. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan