Nga grumbullimi me Kombëtaren, Pjanic me mendjen te Juventusi: Jemi më të mirët në Itali

Miralem Pjaniç është shndërruar në një nga lojtarët thelbësorë për lojën e Mauricio Sarrit. Tashmë, nga këmbët e mesfushorit kalojnë të gjithë topat dhe që i mundësojnë Sarrit posedimin e lojës. Nga grumbullimi me Kombëtaren e Bosnjes për ndeshjet kualifikuese, Pjaniç nuk ka harruar të komentojë Juventusin e këtij sezoni, ndërsa iu rikthye edhe derbit me Interin.

“Me Interin kemi fituar me meritë dhe më në fund kemi marrë edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Sipas këndvështrimit tim jemi skuadra më e mirë në Serinë A dhe prej së dielës jemi në pozicionin e duhur.

Do të provojmë të fitojmë në të gjithë kompeticionet në të cilat marrim pjesë. Ky është objektivi i Juventusit, një prej klubeve më të mirë në botë. Champions? Të fitoj atë trofe është ëndrra ime personale. Shpresoj t’ia dal në këtë sezon”, u shpreh Pjaniç.

/Egi Çabeli-VipSport.al/