Nga Borusia-Barça te Turqi-Shqipëri, një emër i njohur drejton kuqezinjtë të premten

Ndeshja e të premtes me Turqisë dhe Shqipërisë është e një rëndësie të veçantë për fatin e grupit dhe kjo është arsyeja se pse UEFA ka caktuar një gjyqtar të njohur për duelin. Bëhet fjalë për rumunin Ividiu Hategan, i cili i përket kategorisë së parë të gjyqtarëve në EUropë dhe gjykon rregullisht ndeshje elitare në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve apo më tej.

Më së fundmi, në arenën ndërkombëtare 39-vjeçari ka drejtuar ndeshjen e fazës në grupe të Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe Barcelonës, të përfunduar 0-0. Ndërkohë, në sezonin e kaluar ai ka drejtuar një nga ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Europës mes Çelsit dhe Eintrahtit. Më përpara, ai ka drejtuar vazhdimisht skuadra të njohura në turnetë madhorë, ndërsa ishte gjyqtar dhe drejtoi dy ndeshje edhe në Euro 2016. Vlerësimi më i lartë për të ishte kur në qershor iu besua drejtimi i ndeshjes për vendin tretë në Ligën e Kombeve mes Zvicrës dhe Anglisë.

Për gjyqtarin i cili prej 11 vitesh ka stemën e FIFA-s, ka edhe një precedent me Shqipërinë, të cilën e ka drejtuar në një ndeshje të kualifikueseve të Botërorit 2014, atë të humbur me shifrat 2-0 ndaj Zvicrës. Ndërsa Turqinë e ka drejtuar vetëm vitin e kaluar në një miqësore me Rusinë si dhe përfaqësuesen U19 të saj.

Asistentë të tij janë Oktavian Șovre dhe Sebastian Eugen George, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Sebastian Konstantin Koltesku. /E.Kuka/vipsport.al/