Nëna e Rabio fut në telashe Juventusin, i rikthehet sërish Barcelonës

Adrien Rabio refuzoi të rinovonte me PSG-në, duke qëndruar disa muaj jashtë fushe pasi kishte synim të luante me Barcelonën. Gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, aty ku në garë hyri Juventusi dhe arriti të siguronte shërbimet e mesfushorit francez.

Në Torino, ai nuk po arrin të gjejë minuta dhe duket se i duhet të presë edhe disa kohë deri sa të arrijë formën më të mirë. Kjo situatë, nuk po i pëlqen aspak nënës së tij, Veronike Rabio e cila po sheh për një tjetër alternativë për djalin e saj, duke qenë se është edhe menaxhere e mesfushorit.

“Corriere di Torino” raporton se Veronike ka hedhur sërish sytë nga kampionati spanjoll dhe i ka dërguar sinjale Barcelonës. Klubi blaugrana, ishte interesuar në verë dhe fakti që në Torino nuk po gjen minuta, shihet si shpëtimi për mesfushorin. Tashmë, mbetet të shihet nëse Barcelona do ta marrë këtë sinjal apo nuk është më e interesuar duke marrë parasysh edhe faktin se tashmë i duhet të paguajë për të. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan