Nejmar: Nuk jam ende një ish-futbollist, do e mbroj PSG-në me thonj e me dhëmbë

Sulmuesi brazilian Nejmar, nuk pranon që ta cilësojnë një ish-futbollist, edhe pse në vitet e fundit ka kaluar një kohë shumë të gjatë larg fushave të blerta prej dëmtimeve të shumta. Polemikat e vazhdueshme dhe fakti që tashmë nuk e duan as tifozët e tij te PSG, ka vështirësuar punën e tij, por Nejmar insiston se vazhdon të ndjekë objektivin për t’u bërë më i miri në botë.

“Jam i lumtur, të gjithë e dinë atë që ndodhi në verë dhe dëshirën time të largohesha. Por tani ndjehem mirë në klub dhe në Kombëtare. Sezoni ka filluar shumë mirë, jam në 100% dhe iu gatshëm të fitoj. Objektivi është ai që të jem mes më të mirëve, nëse nuk ka qenë kështu në dy vitet e fundit, është rrjedhojë e faktit se kam qenë i dëmtuar, por statistikat thonë se nuk jam ende një ish-futbollist.

Fatkeqësisht kjo bën pjesë në jetën e një atleti, duhet të kemi mentalitetin e duhur për të kaluar vështirësitë. Jam përgatitur mirë dhe shpresoj që ky vit të jetë i shkëlqyer. Do të mbroj PSG-në me thonj dhe me dhëmbë”, ishte deklarata e “luftës” e Nejmar nga grumbullimi me përfaqësuesen e Brazilit. /vipsport.al/