

Sulmuesin brazilian Nejmar vazhdon ta ndjekë tersi në këto momente të karrierës së tij. Futbollisti dukej se ishte kthyer në formën më të mirë pas shumë telashesh dhe po tregohej përsëri vendimtar me PSG. Por dëmtimi me përfaqësuesen në duelin ndaj Nigerisë bën që ai të qëndrojë përsëri për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.
“U realizua një rezonancë magnetike për Nejmar e cila konfirmoi një dëmtim të gradës së dytë në këmbën e majtë, periudha e pushimit do të jetë prej 4 javësh në varësi të evolucionit të tij”, shkruhej në komunikatën e PSG.
Me pak fjalë, futbollisti do të mungojë në një pjesë të rëndësishme të ecurisë së skuadrës sidomos në Ligën e Kampioneve, por do të jetë gati për atë që shumëkush se cilëson si duelin më të rëndësishëm për parisienët. Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Real Madrid më 26 nëntor në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët nuk po kalojnë një formë të mirë dhe në rast të një humbje rrezikojnë edhe të mos kalojnë grupet në Ligën e Kampioneve. Për “katalanasin” Nejmar, nuk do të kishte mënyrë më të mirë për të bindur Barcelonën për ta riblerë sesa duke masakruar Realin. /vipsport.al/
more recommended stories
Skandal racizmi në Bundesligë, lojtarët quajnë “afgan m***” futbollistin e Gjermanisë
Union Berlin ka mundur sot me.
“Do zhvishem po fituam derbin”, aktorja italiane mban premtimin pas suksesit të Lacios
Ana Falki ka mbajtur premtimin që.
VIDEO / Derbi i Romës pa histori, Lacio dominon. Shqiptarët bëhen spektatorë
Lacio ka fituar në mënyrë të.
“Fito derbin, ke gati kontratën e re!”, propozim interesant për Inzagin
Derbi i kryeqytetit në Itali mes.
Leave a Comment