Në Turqi vlerësojnë Shqipërinë: Ndeshja më e rëndësishme, edhe Ronaldo na ka përgëzuar për fitoret

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, para mediave kanë dalë dy futbollistë nga skuadra turke. Mbrojtësi i Lilës, Zeki Çelik dhe ai i Juventusit, Merih Demiral kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Shqipërinë, duke pranuar se është një ndeshje mjaft e vështirë dhe e rëndësishme.

Çelik: “Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne dhe për Shqipërinë. Ne duam të fitojmë duke qenë se do të mbyllnim garën në finalen me Francën dhe shpresojmë të shkojmë më tej. Duhet të kalojmë Shqipërinë dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Fitorja me Francën? Askush nuk e ka pritur dhe kur shkova në skuadër të gjithë më uruar. Tani më kanë thënë se do të na mundin, por u kam thënë se do të fitojmë sërish ne. U kam uruar humbjen. Duam të fitojmë kundër Shqipërisë dhe të jemi të koncentruar. Shqipëria e sheh këtë ndeshje si finale pasi fituan edhe kundër Islandës ndërsa ne duam të fitojmë për të qenë të motivuar për Francën”, tha Çelik.

Ndërkohë, Demiral u shpreh se edhe Ronaldo e kishte përgëzuar për fitoret që Turqia ka fituar në këto kualifikuese. “Nëse fitojmë ndeshjen me Shqipërinë, do të bëhemi një grup shumë ambicioz. Këto dy ndeshje janë shumë kritike. Fillimisht, duam të fitojmë ndeshjen me Shqipërinë dhemb pas të bëjmë paraqitje të mira kundër Francës.

Matuidi është shumë i impresionuar nga atmosfera. Kam folur me të dhe e kishim ndeshjen e fundit në Konia. Atmosfera ishte shumë impresionuese dhe shpresoj të reflektohet edhe në ndeshjet e tjera. Kur fituam 2 ndeshje, Ronaldo më përgëzoi dhe më tha se na ndjek. Ai i pëlqen turqit pasi jemi të mirë dhe modestë”, u shpreh mes të tjerash Demiral. /Erjon Allaraj-VipSport.al/