Në Fier përfundon shtrimi i tapetit, stadiumi me pamje ndryshe

Në Fier kanë mbetur edhe disa detaje që stadiumi “Loni Papuçiu” të jetë gati. Drejt fundit është procesi i shtrimit të tapetit të barit, që nëse temperaturat do të jenë të qëndrueshme, do të duhen 30 ditë që ai të jetë gati. Me shumë gjasa, në Fier ndeshjen me Besën, një nga ekipet pretendente për Superioren dhe rivale këtë sezon duan që ta luajnë në fushën e tyre.

Krahas tapetit, pritet që të ketë ndërhyrje në tribunën qendrore, e sidomos në mbulesën e saj, por edhe në rrethimin e brendshëm të stadiumit. Do të ketë edhe një lyerje të stolave plastike dhe pritet që stadiumi “Loni Papuçiu” të ketë tjetër pamje.

Pritet që edhe Fieri, deri në ndërtimin e stadiumit të madh që do të jetë në dalje të qytetit, të ketë një nga impiantet më të mira në vend. Apolonia këtë sezon synon që të ngjitet në Superiore, duket e vështirë por jo e pamundur.

Presidenti Koço Kokëdhima si dhe administratori Olsi Bregu janë duke i qendruar shumë pranë futbollit, e madje kanë bërë një riorganizim total në vitet e fundit, që nga fëmijët e deri te skuadra e parë apo dhe femrat…Pa harruar edhe infrastrukturën e stërvitjes dhe bazën didaktike.

E.S./Vipsport.al/