Ndryshon orari i sfidës mes Tiranës dhe Laçit, Superiorja luan tre ndeshje me prozhektor të shtunën

Kategoria Superiore luan javën e tetë, teksa do të hapet me ndeshjen e së premtes mes Teutës dhe Flamurtarit, takim i cili është parashikuar të luhet në orën 18:00 në Elbasan, për shkak të ndërhyrjeve në stadiumin e qytetit të Durrësit.

Ndërkaq, ditën e shtunë do të luhen të katërta ndeshjet e tjera. Dita do të hapet me takimin mes Luftëtarit dhe Bylisit në orën 14:00. Ndërsa, tre takimet, Vllaznia-Partizani, Skënderbeu-Kukësi dhe Tirana-Laçi do të luhen në orën 17:00.

Në fakt, ndeshja mes Tiranës dhe Laçit në kryeqytet ishte parashikuar të fillonte në orën 14:00, megjithatë orari ka ndryshuar dhe do të luhet në ndriçimin e prozhektorëve. Ndërkohë, takimi do të jetë më dyer të mbyllura, pasi tifozeria bardheblu është e dënuar pas ngjarjeve në derbi. /Egi Çabeli-VipSport.al/

E premte:
Teuta-Flamurtari 18:00

E shtunë:
Luftëtari-Bylis 14:00
Vllaznia-Partizani 17:00
Skënderbeu-Kukësi 17:00
Tirana-Laçi 17:00