Ndryshohet orari i ndeshjes së Partizanit dhe Skënderbeut, skuadrat një orë më parë në fushë

Partizani pret këtë të enjte në stadiumin ‘Selman Stermasi’ skuadrën e Skënderbeut. Të besuarit e Franko Lerdës do të kërkojnë të vazhdojnë në rrugën e sukseseve pas fitores së fundit ndaj Vllaznisë.

Të kuqtë do të kenë një motivim ekstra, teksa do t’iu rikthehet edhe mbështetja e tifozerisë, të cilët qëndruan për dy javë larg skuadrës pas dënimit në derbin ndaj Tiranës.

Ndërkohë, sfida ishte parashikuar të luhej në orën 16:00, por mesa duket ka pasur ndryshime dhe klubi i Partizanit nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka saktësuar se ndeshja do të nisë një orë më herët, pra në orën 15:00.

Postimi i klubit të Partizanit:

more recommended stories