Ndryshimet rrënjësore në kubin kryeqytetas, tifozët e Dinamos nisin riorganizimin!

Dinamo ka filluar që të lëvizi në të gjitha aspektet. Në presidencë, klub, staf e skuadër, por nuk kanë se sit ë mos kenë organizim edhe tifozët. Kështu, në prag të ndeshjes së radhës që blutë do të luajnë nesër në Pezë-Helmës, me Erzenin e Shijakut.

Nëse blutë do të fitojnë me Erzenin, atëherë rihyjnë në garë dhe me shumë gjasa u hapet “orkesi” për Superioren, pavarësisht se diferenca që kanë me kreun është e rikuperueshme.

Gjithsesi, në faqen e klubit, tifozët kanë menduar organizimin, madje nisur edhe nga ndryshimet e rëndësishëm në klub, pritet që nesër të jenë edhe më të shumtë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, e cila duket se do të ritentojë elitën qysh këtë sezon, aq më tepër që në merkaton e janarit priten shumë prurje, e madje lojtarë që do të bëjnë diferencën në Kategorinë e Parë.

Projekti ka nisur që të vihet në zbatim, ndërsa tashmë duhet që Dinamo të rikuperojë sa më shumë pikë dhe të jetë në katër vendet e para deri në dhjetor.

E.Saliu/Vipsport.al/