Ndryshim në listën e Rejas, në Kombëtare grumbullohet mbrojtësi që aktivizohet në Finlandë

Dëmtimi i Elseid Hysaj ka sjellë zhvillime të reja në Kombëtaren e Shqipërisë. Trajneri Edi Reja ka vendosur të grumbullojë mbrojtësin Hysen Memolla. Futbollisti ishte në listën e pritjes, ndërsa aktivizohet në kampionatin finlandez me skuadrën e Kokolas.

Aktualisht, Memolla është një nga lojtarët më në formë teksa përveç cilësive të tij në repartin difensiv, ka shkëlqyer edhe në pjesën sulmuese duke realizuar tre gola në shtatë ndeshje.

Kështu, mbrojtësi do të bashkohet me grupin aktual për të zhvilluar seancat stërvitore nën urdhrat e Rejës dhe për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë më datë 11 tetor, por edhe atë ndaj Moldavisë tre ditë më pas.

/Egi Çabeli-VipSport.al/