Ndreu: Kastrioti më bind, në Peqin synojmë 3 pikët

Me dy fitore dhe dy barazime në katër javë, trajneri i skuadrës së Kastriotit Ramazan Ndreu duket i kënaqur dhe në prag të transfertës delikate me Shkumbinin, ai ka besim se ekipi do të jap më të mirën duke synuar që të dal me fitore nga kjo ndeshje.

Në një prononcim për “Rtshsport”, në prag të sfidës me peqinaset, Ndreu ka theksuar se: “Jam i kënaqur me ecurinë e deritanishme, duke pasur parasysh lëvizjet në verë, skuadra është përgatitur mjaft mirë, ka reaguar ashtu siç unë e prisja në takimet e para e madje duke treguar edhe një disiplinë taktike. Por, sigurisht që ka ende vend për të bërë edhe më mirë, – tha trajneri i skuadrës së Kastriotit.

Ecuria

“Jemi një skuadër e re, por jemi në rrugën e duhur dhe me punën e vazhdueshme që ne bëjmë kam besim se do të jemi “lokomotivë” në grupin tonë. Jemi një grup ku dominojnë djemtë e rinj që kanë pasion dhe vrapojnë shumë, por vuajmë para portës. Sigurisht që edhe kjo do kohën e vet, por e rëndësishmja është që ky Kastriot do të ketë rritje nga java në javë. Sportistët duhet që ta kuptojnë se është goli që të jep pikët dhe vendos ndeshjen”.

Shkumbini

“Shkumbini është një kundërshtar i vështirë, sepse është ekip me eksperiencë dhe fushë e vështirë. Por, ne duhet që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe nëse bëjmë këtë kam besim se do të marrim rezulto pozitiv. Rrugën që kemi nisur jam i bindur se do ta vazhdojmë me sukses deri në fund të sezonit”, – tha në fund të prononcimit trajneri i skuadrës krutane, Ndreu.

E.S./Vipsport.al/