

Klubi i Tiranës është solidarizuar dhe ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e legjendës së futbollit shqiptar, Miço Papadhopuli. Ditën e sotme, ish-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitet 1997-2002, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Prej vitit 2002, Papadhopuli mbante titullin President Nderi. Papadhopuli ishte gjashtë herë kampion i Shqipërisë me klubin e Partizanit dhe sportit i dhuroi shumë, teksa ishte një nga futbollistët më të spikatur të viteve 1950-1960. Ndërkohë, është nderuar me titujt ‘Mjeshtër i Madh’ dhe Mjeshtër i merituar i sportit.
Postimi i plotë i klubit të Tiranës:
“Sot në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Partizanit, trajneri, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i nderit prej vitit 2002, profesor doktor Miço Papadhopuli. Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllime dhe i gjendet pranë familjes e të afërmve duke vlerësuar kontributin shumë të madh të Miço Papadhopulit në Sport por edhe në jetën shoqërore. I paharruar kujtimi i tij”.
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Nga kuqezi në kuqeblu, edhe Shpëtim Gjika dorëzohet: Vllaznia kampion!
Nga sot duket se Vllaznia ka.
Sfidë e re për mesfushorin kuqezi, “luftëtari” prezantohet te skuadra e re
“Një luftëtar i ri”. Kështu e.
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Leave a Comment