Muça: Unë nuk tërhiqem nga ajo që them se Kukësi nuk ka grinte, Tirana e Partizani po

Shkëlqim Muça është i mendimit se Tirana dhe Partizani janë dy skuadra që shfaqin grinte sapo futen në fushën e lojës për të kërkuar fitoren, ndërsa nuk e sheh të njëjtën sjellje te Teuta e Kukësi, ndaj nuk beson edhe shumë te pretendimet e tyre. Në studion e “Rubrika Sportive”, ai ka argumentuar se pse tani bardheblutë duhej të vazhdonin ecurinë me qetësinë e rigjetur, ndërsa nuk llogariste Kukësin që vazhdon të bëjë gabime.

“Tirana duhet të vazhdojë punën, është aty pranë kreut dhe ka lojtarët, duhet të jetë e qetë që të lërë të punojë trajnerin. Kanë kontingjent shumë të mirë ku trajneri mund të krijojë rivalitet mes lojtarëve dhe ndryshime në formacion e skemë se ka mundësi, ka shumë lojtarë, ka shumë të rinj të talentuar që mund të përdorë, nuk duhet të tronditet ky grup. Edhe atë të Hoxhallarit që u çua te ekipi B, e pamë prapë në formacion. Kam qenë brenda te Tirana dhe i përjeton keq humbjet me Partizanin. Kampionati do shumë përqendrim, Tirana ka grintë e etje për të fituar. Atë që te skuadra si Kukësi e Teuta nuk i shikoj, por te Tirana e Partizani i shoh. Futen në lojë e duan të fitojnë, i shoh të shkojnë në portë të dyja me dëshirën për të fituar ndeshjen,.

Unë nuk tërhiqem nga ajo që kam thënë se Kukësi nuk ka karakter, një skuadër me karakter për titull nuk shikon ku i ka ndeshjet brenda a jashtë. Kukësi përveç Vlorës, i ka humbur të gjitha jashtë. Një skuadër e projektuar për kampion nuk shikon fushë, faktori nuk ndikon shumë. Nuk funksionon agresiviteti në skuadër, duket skuadra që nuk është e tillë.

Momenti i tabelës në Gjirokastër? Kjo në fakt është për të ardhur keq, edhe kur nuk punon tabela gjyqtari i katërt komunikon me kryesorin, nuk ka rëndësi me tabelë apo jo. Po sikur të dëmtohej lojtar, do ta linte me 10? Ka delegatë e zyrtarë aty për ta zgjidhur, mund të bëhej me letër, mund të zgjidhet, ekzistojnë mundësitë”, tha Muça. /vipsport.al/

more recommended stories