Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Muça: Tirana t’i japë fund analizave në tavolina, gabim fatal i Halilit nëse shkarkon Memën

Shkëlqim Muça, mendon se tani ka ardhur koha që klubi i Partizanit të ndërhyjë në çështjen e nervozizmit të Asanit në momentet e zëvendësimit. Në “Rubrika Sportive”, ai argumentoi e nuk duhej lejuar përçarja në skuadër me këto situata.

“Natyrisht që kampionati është bërë interesant për faktin se ajo që shohim në përbërje ka diferenca, por në fushë diferencat nuk janë fare. Çdo skuadër futet në fushë e mund ta fitojë, në aspektin e lojës nuk ka shumë diferenca. 12 pikë skuadra e parë tregon që nuk ka shumë diferenca mes skuadrave, deri në dhjetor do të shohim situata të tilla, mund të humbin jashtë ekipe të forta.

Asani-Lerda? Një lojtar profesionist duhet të pranojë vendimet e trajnerit, vjet ka qenë shumë korrekt, nuk reagonte ndaj ndërrimit. Një profesionist nuk duhet ta bëjë, kur e bën disa herë nuk duhet të ndërhyrje vetëm trajneri por edhe klubi. Nëse ka mbështetje nga klubi, pastaj krijohet situatë. Nëse ka çarje mes trajnerit e klubit, e ndjen skuadra, mendoj se në këtë situatë duhet mbështetur trajneri. Një reagim është ofendim edhe për shokun që e zëvendëson e atë që është në pankinë. Çdokujt i vjen keq kur nuk luan por të reagosh në fushë e stadium nuk është normale”, tha Muça.

 Situata te Tirana
“Mendoj që ishte një dypikësh i humbur nga Tirana në aspektin e lojës se e mendoi të fituar lojën. Mund ta kishte mbyllur më shpejt edhe me raste që krijuan, e pashpjegueshme në 10-15 minutat e fundit tërheqjen e Tiranës. Mendoj se Tirana e ka potencialin dhe e kishte pavarësisht asaj që ndodhi në ndeshjen e kaluar, mund të kishte fituar lehtë këtë ndeshje. Por futbolli është i tillë, kur toleron në fund. Futbolli e ka këtë, ndodh, ndaj kjo tregon që ekipi nuk ka pjekurinë e duhur për të menaxhuar rezultatin për të mposhtur një skuadër që e ka vënë për fund për minuta të tëra. Ishte një moment që i ndodh çdo skuadre, një goditje, një hapësirë, faji është komplet i skuadrës që nuk menaxhoi mirë rezultatin dhe nuk e luajti ndeshjen më shpejt.

Te Tirana nuk e kanë përjetuar mirë humbjen me Partizanin, të tre rezultatet duhet të pranohen në çdo ndeshje, duhet të jenë të qetë se pikët janë aty. Të bësh kokë turku një lojtar dhe ai e ka fajin, nuk është normale, atë lojtar e ke humbur përgjithmonë. Ai është lojtar i rëndësishëm te Tirana, ka qenë më korrekti, ka dhënë maksimumin, ka qenë shumë mirë, nuk më pëlqen kur bëhen analizat në tavolina. Atë e bën trajneri e stafi teknik, presidenti ka detyrën ta mbështetë trajnerin deri në fund.

Tirana me ekipin që ka e grupin që ka, duhet atmosferë e qetë, nuk përjetohet në këto mënyrë humbja, nuk ka dalë nga lufta. Gabimi më i madh po të heqin Memën, do të jetë fatal, Halili duhet ta mbështetë trajnerin deri në fund. Analizat në tavolina i bëjnë njerëzit e tjerë rreth presidentit, të thotë trajneri pyetni klubin do të thotë që nuk është pyetur fare. Nuk është e mirë për Ardin. Ai duhet të vërë autoritetin e vet, nëse mendon që nuk ka autoritet të ikë. Është e turpshme t’i thuash trajnerit këtë lojtar nuk do të luajë se në tavolinë dikush i ka thënë e ka fajin te goli”:.

/vipsport.al/