Mori karton, Romero mungesa e madhe e Lerdës në Shkodër

Në verë u bë pjesë e skuadrës së Partizanit, por me ca kile mbi peshë dhe në një formë jo në 100% fillimisht Romero Espinoza, 23-vjecari nga Venezuela bëri skeptik tifozët e kuq.

Por, pasi kaluan disa javë e ka marrë veten dhe është një pikë e fortë në mesfushë, një lojtar me klas, mjaft teknik por që do të mungojë në sfidën e rëndësishme të kuqve, atë në Shkodër me Vllazninë.

Romero plotësoi numrin e  kartonëve ndaj Partizanit, e megjithatë, për sfidën me Vllazninë, alternativat në kampin e kuq nuk mungojnë, pasi mesfusha ka lojtarë me eksperiencë të cilët janë të aftë që të mbyllin boshllëkun e krijuar nga mungesa e venezuelianit.

E.S./Vipsport.al/