“Monitorim futbollistëve dhe largim nga Siti”, zbulohen disa nga detajet e librit të Guardiolës

Pep Guardiola e ka kthyer Mançester Sitin në skuadrën më të fortë në Angli në vitet e fundit, duke vënë diktatin në kampionat me titujt e fituar. “Qytetarët” janë edhe këtë sezon në garë për titullin kampion por edhe për Kupat e Europës, ndërkohë që nuk e kanë nisur shumë mirë kampionatin.

Trajneri spanjoll, po shkruan edhe një libër i cili do të publikohet në datën 24 tetor, ndërkohë që “The Sun” ka publikuar edhe detaje nga ky libër. Me shumë gjasa, Guardiola do të largohet nga Siti në fund të sezonit, nëse “qytetarët” nuk arrijnë të përmbushin pritshmëritë dhe objektivat e vëna nga klubi.

“Po bëjmë një superskuadër. Presidenti e di se do të largohesha nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit. Do të bëj gjithçka për ta evituar këtë gjë dhe për t’i çuar gjërat para. Të shohim”, shkruan Guardiola. Ndërkohë, ai paralajmëron se edhe futbollistët nuk do të lejohen të festojnë deri në orët e mëngjesit në fundvit, duke qenë se sezonin e shkuar e kishin tepruar dhe pak ditë më vonë u mundën 3-2 nga Kristal Palas. /Erjon Allaraj-VipSport.al/