Milani ka njoftuar Xhampaolon për shkarkimin, drejtuesit kuqezinj arrijnë akordin me trajnerin e ri

Tashmë nuk ka më kthim pas dhe drejtuesit e Milanit kanë informuar trajnerin Marko Xhampaolo se do të shkarkohet dhe në orët në vazhdim do të vijë edhe zyrtarizimi. Ish-tekniku i Sampdorias nuk ia doli për asnjë moment të fitonte besimin e ambientit kuqezi, teksa rezultatet në këto shtatë javë të Serisë A kanë qenë tejet negative.

Ndërkaq, ‘Djalli’ ka gjetur akordin me trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Stefano Piolin. Edhe pse numri një në listë ishte Spaleti, kontrata e këtij të fundit me Interin, ishte një pengesë e madhe në negociata.

Kështu, Milani ka zgjedhur Piolin, me të cilin do të lidhë një kontratë dyvjeçare, nga e cila tekniku do të përfitojë 1.5 milionë euro. 53-vjeçari është një trajner me eksperiencë në kampionatin italian teksa ka drejtuar në të kaluarën klube si Lacio, Interi apo Fiorentina. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan