Mihajloviç mbyll edhe fazën e dytë të trajtimit, synon të jetë në fushë kundër Juventusit

Sinisha Mihajloviç po merr trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes së rëndë që ka. Pak kohë më parë, u zbulua se trajneri serb ka Leucemi dhe për pasojë, do të qëndronte shumë kohë larg fushave të blerta por duke e mbështetur me zemër skuadrën e Bolonjës.

Së fundmi, ai ka përfunduar me sukses edhe fazën e dytë të trajtimit që po i bën leucemisë dhe duket se gjërat po ecin mirë për të. Mihajloviç pritet që të vazhdojë së shpejti një tjetër fazë kurimi dhe vazhdon të shpresojë që të fitojë këtë betejë, më të rëndësishmen dhe më të vështirën në jetën e tij.

Mediat italiane, raportojnë se Mihajloviç po bën gjithçka që mundet në mënyrë që të jetë në fushën e blertë sa më shpejt. Ai synon të rikthehet si trajner i Bolonjas në ndeshjen përballë Juventusit, ndërkohë që së fundmi ishte përballë Lacios. /Erjon Allaraj-VipSport.al/